Aktualitet

Grida Duma: Biznesi është në vështirësi ekstreme, PD premton rritje pagash














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 23/03/21 |
mapo.al

Kandidatja në listat e PD, Grida Duma ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pronarë të bizneseve në vështirësi.






Gjatë bashkëbisedimit, Duma u shpreh se ky sektor ndodhet momentalisht në ekstremitet dhe se investimet janë pothuajse zero. Demokratja u ndal edhe te problemi i ikjes së të rinjve që sipas saj shkaktohet nga pagat e ulëta e papunësia.


“Bisnesi është në vështirësi ekstreme dhe problem më i madh në bisnes është barra fiskale në cdo veprim që ne ndërmarrim. Rinia po largohet me të drejtë. Kemi 30 vite në bisnesin e mobilerisë. Kur rritesh me kulturën e punës është shumë mirë por vështirësi janë pambarimisht prej disa vitesh mes taksave, tatimeve, cmimit të energjisë dhe së fundmi edhe të rintë që largohen se nuk shohin shpresë…

Vitet e fundit situata është shumë e rënduar. Investimet janë shumë të dobta ose aspak. Barra e faturës fiskale është rritur dhe bisnesi e ka të pamundur mbijetesën. Të rinjtë largohen, kjo është drama ku ne jetojmë…



Rritja e pagave është hapi më emergjent që të kthejmë të rinnjtë në vend e të mbështesim bisneset që të zhvillohet.



Duhet të rrisim konsumin ekonomik sepse cdo gjë shkon më pas në drejtimin e duhur. Nuk duhet të tolerojmë jetesë në ekstremet e vështirë për qytetarët se në këtë formë vrasim të gjithë sistemin ekonomik në vend”, – u shpreh Grida Duma.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas