Aktualitet

Grida Duma: Kemi bërë gjithçka për të larguar Ramën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:20 - 30/09/21 |
mapo.al

Për Grida Dumën PD është në një agjendë të shumëfishtë, në këtë moment për të qartësuar strategjinë e saj në parlament.






Në një intervistë në RTV Ora, ajo tha se PD ka mësuar nga eksperiencat dhe ka kuptuar se cila është strategjia që duhet për ta çuar opozitën jo shumë vonë në pushtet.


PD është në një agjendë të shumëfishtë, në këtë moment për të qartësuar strategjinë në parlament. Për mua nuk ka gjë më shumë për të thënë se sa një opozitë e shumëfishtë, ku do të përfshihen të gjithë vektorët opozitarë. Padyshim kemi mësuar nga eksperiencat dhe kemi mësuar e kuptuar se cila është strategjia që na duhet për ta çuar opozitën jo shumë vonë në pushtet. Nuk do të ketë më asnjë limit në raport me strategjitë. Nëse kemi qenë opozita e protestave, bojkotit dhe nihilizmit të disa trajektoreve të jetës së përditshme, ne kemi qenë një opozita që bëri gjithçka, për të larguar Edi Ramën,” tha Duma.







1







Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas