Friday, July 8, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Grida Duma mesazh të rinjve: Sistemet gjithmonë të padrejta, mos u dorëzoni, mund t’ia dalim

by mapo.al
18/09/2018
in Politika
0

Deputetja e PD, Grida Duma në një takim të zhvilluar me të rinjtë ka kërkuar prej tyre të luftojnë dhe të bëjnë gjithçka për t’ia dalë mbanë në synimet e tyre.

Në një video të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, Duma sqaron se në komunikim me qindra të rinj gjurmuam shtysat dhe teknikat e suksesit dhe arritjes, duke ndjekur një model që zhvillohet prej kohësh në botën perëndimore.

“Duket disi e pabesueshme që edhe në më të keqin e sistemeve ti mund ta kontrollosh fatin tënd. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ti vendos tia nisësh sot, pa çuar kot asnjë minutë.

Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë. Sistemet do të jenë gjithmonë të padrejta; të tjerët mund të duan të mos ia dalësh kurrë, aleati i vetëm është vetja jote – mos u dorëzo, mos e lër veten vetëm”, shkruan Duma.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Po ndaj me ju pjesëza të një komunikimi, shpresoj, të ndryshëm, por sidoqoftë prej kohësh të munguar, që pata së fundmi me qindra të rinj, të aftë dhe të vendosur t’ia dalin mbanë.

Me të rinj që stërvisin zakonet e tyre të jetës për të prekur suksesin që meritojnë, pa u dorëzuar.

Së bashku diskutuam fillesat e suksesit, pikënisjet e tij në jetën reale, në eksperiencat vetjake: “çfarë ndodhi”, “ku dështova”, “cilat janë arritjet”, “si kam ecur deri sot”, pra çfarë sekretesh na mëson jeta përtej bankave të shkollës.

Në një komunikim të drejtëpërdrejtë gjurmuam shtysat dhe teknikat e suksesit dhe arritjes, duke ndjekur një model që zhvillohet prej kohësh në botën perëndimore.

Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund.

S’mjafton të kesh rezultate të mira në kartona diplomash, s’mjafton as t’ia hedhësh fajin sistemit që funksionon keq, e pastaj të përfundosh vetë akoma më keq; suksesi, kur e arrin, është shumë më tepër se kaq.

Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla -nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.

Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.

Duket disi e pabesueshme që edhe në më të keqin e sistemeve ti mund ta kontrollosh fatin tënd. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ti vendos tia nisësh sot, pa çuar kot asnjë minutë.

Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë.

Sistemet do të jenë gjithmonë të padrejta; të tjerët mund të duan të mos ia dalësh kurrë, aleati i vetëm është vetja jote – mos u dorëzo, mos e lër veten vetëm!
Vetja duhet stërvitur në mendje dhe në zakonet e përditshme.

Nuk mund të jesh i varur nga të tjerët pa fund, përkundrazi suksesi duhet të jetë varësia jote; pas kësaj do të udhëheqesh ti!

Tags: DeputetjaGrida DumakomunikimPD

JU SUGJEROJME

Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet
Aktualitet

Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet

08/07/2022
“Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”
Aktualitet

“Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”

08/07/2022
Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë
Aktualitet

Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë

08/07/2022
Zbulohet mesazhi i Berishës për kryetarët e ‘Rithemelimit’, pas protestës
Kryesore

Zbulohet mesazhi i Berishës për kryetarët e ‘Rithemelimit’, pas protestës

08/07/2022
Next Post
Meshkujt e preferojnë shumë pozicionin e qenit në seks. Por a e dini pse?

Meshkujt e preferojnë shumë pozicionin e qenit në seks. Por a e dini pse?

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Njihuni me pesë shenjat më të ndrojtura të horoskopit
  • Berisha tregon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet
  • “Pa shaka: E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues dhe e njëjta retorikë si në ’91”
  • Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit
  • Në Shqipëri mburren me protesta, në Britani kryeministri iku dhe kërkoi ndjesë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In