Aktualitet

Grida Duma për qeverinë: I keni zënë rrugën shqiptarëve, kemi nevojë për ndryshim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:53 - 10/05/20 |
mapo.al

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma ka shpërthyer ndaj politikës, ndërsa ka zgjedhur vargjet e Gjergj Fishtës, ku tha se “s’ka pasur një moment më Fishtian se ky”.


E ftuar në emisionin e Diela Shqiptare, me Ardit Gjebrean Grida Duma reci disa poezi për të goditur situatën e rëndë ku sot ndodhet Shqipëria, ndërsa u shpreh se po largohen më të mirët e shoqërisë për shkak se “politika e keqe ju ka zënë rrugën”.


Duma gjithsesi sheh shpresë për ndryshim dhe beson se si përherë në historinë shqiptare forca e së mirës në fund triumfon: “Unë do të jem përsëri optimiste, sepse parashikoj dhe lexoj qartazi një nevojë të madhe për ndryshim dhe atje ku ka nevojë të madhe për ndryshim ka lëvizje, ka mundësi”.


E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse është ende aktuale poezia e Fishtës Grida Duma u shpreh:


“Nuk besoj që ka pasur një moment më Fishtian se ky: ‘Ju rrugën krejt na e keni zanë’. Nuk është ankim. Rruga nuk lirohet Ardit. Rruga duhet të lirohet prej vetë teje. Nuk duhet pritur më që rruga do lirohet. Shikoni, ata që janë kështu, ata që janë të padije, të paiptadije– thotë Fishta, nuk kanë ndërgjegje për të të liruar rrugën.

Atyre patjetër që u duhet treguar forca e të mirës, kjo është forca e së keqes, se ai thotë: “Unë me ju jam rreq tashmë, edhe ju njoh, pleh i ndyt, me ju nxjerr jashta shqypnie”. Çështja është kjo forca që i nxjerr jashtë, kushdo që pret që gjërat të ndodhin, nuk kanë për të ndodhur përveçse dy përplasjeve, forca e të mirës dhe forca e së keqes. Kushdo që beson se e mira është e dobët se është respektuese, është pritëse, është akomoduese, e ka gabim, forca e së mirës është shumë e madhe.

Padiskutim, i vetmi problem i popullit Shqiptar sot në logjikën time është që e ka relativizuar të keqen dhe nuk beson më, beson shumë më pak, thotë “nuk bëhet më”. Është e papranueshme që më të mirët të jenë jashtë Shqipërie dhe në këtë kuptim unë besoj që kemi nevojë për një ndezje të vogël llampe, llampe në mendje, më shumë se sa çdo gjë tjetër. Një ndezje llampe në mendje që të heqim atë pluhurin e keq që ka atrofizuar plotësisht ekzistencën e shqiptarit me forcë dhe me energji të mirë. Një nga gjërat që kam dashur gjithmonë ta godas fortë është togfjalëshi “punë shqiptarësh”, një Shqiptar që thotë “punë shqiptarësh”.

Duhet kjo, juve herë pas here Ardit duhet ta thoni dhe ne të tjerët duhet ta themi se shumë është arritur, në kuptimin e shqiptarëve vetë domethënë. Një nga gjërat që më magjeps gjithmonë është aftësia e shqiptarëve për të qënë qytetar të botës për shembull. Shumë është arritur, por nga ana tjetër edhe kjo çështja pesimizëm-optimizëm janë dy gjëra që ndihmojnë njëra-tjetrën. Njeriu ka nevojë edhe për momentin pesimist, edhe për trishtimin.

Unë do të them përsëri optimiste, sepse parashikoj dhe lexoj qartazi një nevojë të madhe për ndryshim dhe atje ku ka nevojë të madhe për ndryshim ka lëvizje, ka mundësi. Unë do ta shikoj gjithmonë kështu. Ndryshimi është një opsion që të jepet që ta ngresh situatën më lart. Kjo nuk do të thotë që një ndryshim vjen vetëm për mirë dhe e kemi të sigurt dhe ajo gjë që ne duhet të themi aktualisht përsëri është: Kujdes! Na shfaqen mundësi dhe mundësitë që na shfaqen duhen shfrytëzuar dhe nuk është e thënë që çdo ndryshim do të të jepet bonus me mirësi dhe me të mirë“, tha Duma.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas