Aktualitet

Grida Duma publikon videon: Si po mashtron qeveria me pandeminë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:29 - 12/08/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar në Facebook një video ku përballë ve deklaratat e ministres së Shendetësisë, Manastirliu, Kryeministrit Rama dhe deklaratën fortë të gazetarit, Skëndaj ku përgënjeshton ministrinë për numrin e të shtuarve në spitalet e Covid-it në Tiranë.


Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash“, shkruan Duma në Facebook.


Postimi i plotë:

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.


Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.


Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.
Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.
Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas