fbpx

Aktualitet

Grida Duma: Të ndryshohet sistemi zgjedhor, lista të hapura





               Publikuar në : 18:21 - 22/10/19 |
mapo.al

Opozita kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputetja e PD, Grida Duma thotë se propozimet e opozitës janë parlamenti dydhomësh, lista të hapura dhe prag më të ulët.


“Është folur për Parlament dydhomësh, është folur për lista të hapura, është folur për referendume të drejtpërdrejta dhe për një prag më të ulët. Flitet për të gjitha axhustimet që kanë të bëjnë me ndëshkimin e krimit elektoral. Të gjitha këto janë një paketë që shkon drejt ndryshimit të sistemit. Kjo është reforma zgjedhore. Nuk është disa rregullime në ligj të kodit elektoral. Unë e shikoj objektiv qëndrimin e PD dhe aleatëve opozitarë që e vënë theksin tek shenjat e vullnetit politik”, tha Duma.



Sipas saj, një sistem si ai i Kosovës është i përshtatshëm edhe për Shqipërinë.


“Për mua listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë. Unë mendoj që sistemi i Kosovës është i përshtatshëm për Shqipërinë. Sepse mendoj se kredibiliteti i politikës është në ditën më të keqe. Shoqëria e ka izoluar politikën në pak njerëz, se njerëzit marrin pak pjesë në demokraci dhe kemi një demokraci shumë larg ndaj të drejtpërdrejtës. Pra sa kohë institucionet janë maliq dhe jo ligj minimalja që duhet të bëjmë është ti thërrasim njerëzit në demokraci të drejtpërdrejtë”, theksoi më tej ish-deputetja demokrate.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas