Theo Griezmann e ka festuar fitoren e Ajax në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve në një mënyrë të veçantë. Vëllait të sulmuesit të Atletico Madridit i ka buzëqeshur fati me një bast të vendosur në favor të holandezëve. Theo kishte vendosur rreth 760 euro për fitoren e Ajax ndaj Tottenham, në ndeshjen e mbrëmshme, parashikim i cili kuotohej me 3.40.
Pra, ai ka fituar rreth 2584 euro. Pasi ndeshja mbaroi, vëllai i Griezmann-it postoi një foto të biletës së bastit në Twitter (më pas e fshiu), të shoqëruar me një status “Ajax”. Ky nuk ishte basti i parë, që Théo Griezmann fiton dhe merr një shumë të konsiderueshme parash. Vëllai i Antoine siguroi më shumë se një mijë euro falë fitores së Liverpool kundër Manchester City, në prill 2018.