Antoine Griezmann është zyrtarisht futbollsiti më i ri i Barcelonës. Transferim u krye pasditen e të premetes, ku avokati i sulmuesit u paraqit në zyrat e La Ligës për të depozituar pagesën e klauzolës së kontratës së Griezmann prej 120 milionë Euro.
Barcelona nuk humbi kohë dhe pak minuta më vonë bëri edhe njoftimin zyrtar për transferimin e kampionit të botës në Camp Now, i cili pas kryerjes së vizitave mjekësore do të firmosë edhe kontratën e tij deri në vitin 2024.
Vetë Griezmann menjëherë pas zyrtarizimit të kalimit të tij ka bërë edhe deklaratën e parë si lojtar i Barcelonës nëpërmjet një videoje të publikuar nga vetë klubi kampion i Spanjës, teksa deklaroi se do të mbrojë ngjyrat e Barcelonës.
Ndërkohë nga ana tjetër te Atletico Madrid të gjithë kanë mbetur të pakënaqur për këtë lëvizje. Sipas mediave spanjolle mësohet se klubi ka vendosur që nisë një beteje ligjore kundër Barcelonës dhe Griezmannit madje do të bëjnë edhe një denoncim në FIFA.
Në një komunikatë për shtyp klubi madrilen theksoi shifra prej 120 milionë Eurosh për aktivizimin e klauzolës së futbollistit nuk mjafton pasi klubi katalanas dhe futbollisti e arritën akordin mes tyre kur shifra e kësaj klauzole ishte ende 200 milionë Euro.
Kjo gjë u konfirmuar dhe Presidenti i Atletico Madrid, Cerezo, i cili konfirmoi gjithçka në një intervistë teksa deklaroi se klubi i ka provat e kësaj marrëveshje.