fbpx

ShowBizz

Grimieri shqiptar Mario, me lot në sy e pranon se është gay (Video)





               Publikuar në : 19:13 - 19/11/19 |
mapo.al

Mario Dedivanovic, është një nga shqiptarët më të njohur në botë, për shkak se për shumë vite ka qenë grimieri i Kim Kardashian.


Mbrëmjen e djeshme Mario Dedivanovic, fitoi çmimin “American Influencer Awards 2019” në “Dolby Theatre” në Los Angeles. Ky çmim i rëndësishëm iu dorëzua nga mikesha e tij prej vitesh, Kim Kardashian, e cila e emocionoi pafund grimierin.



Mario falenderoi Kim-in që i kishte qëndruar gjithmonë pranë dhe e kishte ndihmuar në momentet më të vështira të jetës së tij, duke iu drejtuar edhe me një mesazh shqiptarëve.


Për herë të parë, grimieri pranoi se është gay dhe i kërkoi motrave dhe vëllezërve shqiptarë të mos ja bëjnë jetën e vështirë atyre që kanë prirje të ndryshme seksuale nga shumica.

Fjalimi fillon në 02:26:00


Etiketa: , ,

Pas