Kryesore

Gripi i derrit: Shënohen dy viktima, vdes 48-vjeçari nga Elbasani







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 03/02/19 |
mapo.al

Regjistrohen viktimat e para nga gripi i derrit në Shqipëri. Numri i të prekurve nga gripi është rritur ndjeshëm, por më shqetësuese është situata me ata që janë prekur nga gripi dhe vuajnë nga komplikacionet e rënda.


Në Sanatoriumin e Tiranës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë.


Mësohet se sot ka ndërruar jetë Arben Sula 48 vjeç nga qyteti i Elbasanit. Sula ishte shtruar prej të mërkurës në Sanatorium ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele.

Burime nga Spitali i Sanatoriumit thonë se viktima ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjenden e tij.



Mjekët nuk pranojnë se personat kanë ndërruar jetë për shkak të gripit, por konfirmojnë se sallat e reanimacionit janë të mbushura me pacientë të cilët janë të prekur rëndë nga gripi.




Etiketa: , , , ,

Pas