Aktualitet

Gripi i shpendëve alarmon Peqinin, mbyllet tregu i gjësë së gjallë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 14/06/21 |
mapo.al

Gripi i shpendëve ka arritur edhe në Peqin të Elbasanit. Pas Bujanit të Tropojës, Dajtit dhe Fushë-Krujës, edhe Peqini është alarmuar nga “Influenca Aviare” e njohur si Gripi i shpendëve.






Lajmi është bërë i ditur nga bashkia e Peqinit, e cila përmes një njoftimi në Facebook informon qytetarët dhe i kërkon të kontaktojnë Veterinerin e Shërbimit Veterinar të bashkisë dhe veterinerin e( AKVMB) në çdo rast të konstatimit të:


-Shpendë oborresh, zbukurimi e të egra të sëmura apo të ngordhura.







-Ngordhje të menjëhershme të pa shpjegueshme.




– Ndalohet tregtimi dhe blerja e shpendëeve në ambiente të hapura dhe tregje.



Ditën e mërkurë datë 16.06.2021 tregu i gjësë se gjallë është i mbyllur, ka njoftuar bashkia e Peqinit.

1


Etiketa: ,

Pas