Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gripi te fëmijët, këshilla për prindërit për temperaturën, ushqimin e kujdesin

by mapo.al
28/11/2021
in Kryesore, Shëndeti
0

Temperatura në fëmijët e vegjël, shpeshherë është fobi për prindërit, të cilët tentojnë në çdo mënyrë për ta ulur sa me shpejt atë, në shifra normale. Në fakt, ndonëse duket paradoksale temperatura është skalioni i parë mbrojtës i trupit kundër viruseve dhe baktereve shkaktare të infeksionit.

Në periudhën e dimrit dhe fillimit të pranverës, gripi ose influenca është infeksioni viral i cili haset më shpesh në moshat fëminore. Janë infeksione virale që kryesisht shfaqen me shenja klinike të përfshirjes së sistemit të frymëmarrjes, duke qenë shumë ngjitës në moshën fëminore. Në epidemitë e gripit preken më shumë fëmijët në moshën shkollore. Në përgjithësi gripi kalon mirë dhe pa ndërlikime. Por shpesh prindërit dhe mjekët duhet të jenë të kujdesshëm për ta ndjekur fëmijën në dinamikë sepse ndonëse ndërlikimet janë të rralla, ato mund të ndodhin.



Këto ndërlikime shkaktohen jo vetëm nga viruset, po dhe nga mbivendosja e mikrobeve të tjera. Ato shfaqen më shpesh në moshat e vogla dhe fëmijët me probleme të tjera shëndetësore. Dhënia e antibiotikëve për të parandaluar ndërlikimet, është një veprim i gabuar, antibiotikët do të jepen vetëm me konsultën e mjekut. Ndërlikimet më të zakonshme në fëmijë janë otiti (mahisjet e veshit) si dhe pneumonia që i dedikohen mbivendosjen e infeksioneve bakteriale. Shpesh shfaqen disa shenja që nuk duhet të neglizhohen dhe që duhet të tërheqin vëmendjen, qoftë të prindërve ose të mjekut, të cilat lidhen me prezencën e ndërlikimeve. Përgjumësia, refuzimi i marrjes së gjirit ose biberonit, mavijosja rreth buzëve që thellohet herë pas herë (në vend të kollës).

Këto janë shenja tepër shqetësuese që tregojnë për prekjen e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, prandaj pa humbur kohë duhet të lidheni me mjekun. Nëse fëmija do të ketë grindje, qarje të cilat shtohen më shumë kur ushtrohet pak presion mbi tragusin e veshit ose kur fëmijët më të rritur ankojnë dhimbje veshi, kollë ngacmuese lehëse, kollë të thatë, kumbuese, zë të ngjirur etj., duhet të drejtoheni patjetër te mjeku. Në një intervistë për gazetën MAPO Anila Sevdari, mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore Nr.9 në Tiranë sqaron kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve veçanërisht në këtë periudhë.

Si shfaqet gripi te fëmijët dhe cilat janë shenjat?

Gripi është infeksion akut viral. Mund të shfaqet në çdo grupmoshë pa përjashtim. Më të rrezikuar janë fëmijët me sëmundje kronike, si p.sh. ata me infeksion të rrugëve të sipërme respiratore, astmën bronkiale, patologji kongjenitale etj.

Ku dallohet gripi nga e ftohura?

Gripi mund të shfaqet me hundë të bllokuara, rrufë, kollë, dhimbje trupi dhe koke, temperaturë, mungesë oreksi, debulesë. Shenjat zgjasin për 5-6 ditë. Këshillohet që të merren antipiretikë ose shurupra antiviralë, lëngje frutash, konsum i ushqimeve sa më të freskëta për të përjashtuar edhe helmimet ushqimore që shfaqen më shpesh tek personat me imunitet të rënë në periudhë virozash.

Kur fëmija është me temperaturë si duhet të veprojnë prindërit? 

Temperaturën deri në 38 gradë e menaxhon vetë trupi dhe nuk këshillohet dhënia e asnjë lloj shurupi, as paracetamol, as ibuprofen. Duhet ditur që temperatura është mekanizëm mbrojtës, kundërpërgjigje ndaj diçkaje që nuk shkon, pasi temperatura e trupit rritet që të mos shumohen mikrobet, bakteret. Në momentin që ne e luftojmë menjëherë në një temperaturë më të ulët mund të përparojë më mirë infeksioni sesa po ta linim temperaturën deri në 38 gradë. Te fëmijët e vegjël këshillohet më shumë paracetamoli sepse bën ulje të temperaturës deri në nivel normal.

Ndërsa ibuprofeni këshillohet mbi 6 muaj të përdoret sepse në dhënien disaditore rresht mund të bëjë hipotermi, ulje të temperaturës nga mbingarkesa e trupit. E asimilon më pak trupi ibuprofenin, është më i fuqishëm në uljen e temperaturës por të bën edhe hipotermi. Në rast se kemi hipotermi, temperatura duhet matur rektal (nga zorra e trashë) dhe i ulim 0.5 gradë. Në moment që e kemi nën 35 gradë, quhet hipotermi –në këto raste duhet mbajtur ngrohtë, mbështillet me batanije, me gjëra të ngrohta dhe konsulta me mjekun. Nga ana tjetër kemi edhe hipertermi që temperatura shkon shumë lart, në këtë rast këshillohet dhënia e antipiretikut jo më shpesh se një herë në tre orë.

Sa i takon banjos, temperatura e ujit duhet të jetë një deri në dy gradë nën temperaturën e trupit që të kalojë nxehtësia nga trupi në ujë. Sepse në rast se ti e ke me temperaturë dhe e fut edhe në një banjë që duhet të jetë me ujë të nxehtë në vend që t’i ulet temperatura, i ngrihet. Prandaj duhet treguar kujdes që banja të bëhet në kushte ideale. Temperatura është sinjal për problemet që po kalon fëmija, ka raste që tregon për një virozë, ka raste që tregon probleme të tjera. Në varësi të temperaturës në vendosim diagnozën. Në rast se temperatura është 37.5 gradë, në rast të një temperature subfebrile shkon për virozë, shkon edhe për infeksion urinar. Një temperaturë më tepër gjatë mbrëmjes, gjatë natës shkon më tepër për infeksion urinar. Një temperaturë te 39 gradë, 39.5 gradë -40 gradë shkon për infeksion fyti.

Si mund ta trajtojmë gripin dhe a këshillohet kryerja e vaksinës aktualisht?

Vaksina këshillohet të bëhet te njerëzit që janë më tepër të rrezikuar, sikurse janë ata me sëmundje kronike dhe te fëmijët, por mbi 9-10 vjeç. Prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët sa të munden larg vendeve të mbipopulluara, larg personave që shfaqin shenja të gripit, t’i ushqejnë shëndetshëm me sasi të mjaftueshme frutash, perime, çajra, lëngje. Si dhe të shkojnë të konsultohen me mjekun e fëmijës për çdo situatë që nuk e menaxhojnë dot vetë, si dhe për mjekimin e mëtejshëm.

Tags: femijetgripikëshillamjekja

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Shkrimi i ‘Le Journal’ i vitit 1938: Kur Shqipëria po bëhej me mbretëreshë

'Ciflat sjellin fat': Si u dashurua Geraldina me Zogun

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In