Kryesore

“Gropa te Teatri, do jetë e tyre”, Basha reagon për projektin e TK







               Publikuar në : 14:22 - 22/07/19 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se projekti i Teatrit Kombëtar është një projekt kriminal grabitqar. Sipas kreut të PD, ky projekt ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. “Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.”-shkruan Basha.


Statusi i plotë i Bashës
Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas