Ndarja nga jeta e mbretëreshës së muzikës soul Aretha Franklin ka tronditur jo pak dashamirësit e saj në të gjithë botën, ndërsa mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta.
Mes atyre që ka reaguar për vdekjen e Franklin është dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili e ka quajtur këngëtaren një grua të madhe, që ka frymëzuar breza me radhë.
‘’Mbretëresha e shpirtit, Aretha Franklin, ka vdekur. Ajo ishte një grua e madhe, me një dhuratë të mrekullueshme nga Perëndia, zërin saj. Ajo do të na mungojë”,- ka shkruar Trump në Twitter.
Duke folur disa minuta më vonë në takimin e Kabinetit, Trump i ofroi ngushëllime të ngrohta të familjes së Franklin dhe tha se “trashëgimia e jashtëzakonshme do të lulëzojë dhe frymëzojë shumë breza që do të vijnë”.
Trump tha se e kishte njohur Franklin dhe tha se kishte punuar me të në shumë raste.
Aretha Franklin mori pjesë në hapjen e madhe të hotelit dhe kullës Trump International në New York City në vitin 1997.