Shkak i vrasjes së Ervilma Seferi nga gardisti Alket Arapaj duket se kanë qenë konfliktet për punën. 36-vjeçarja Ervilma Seferi i kishte kërkuar burrit të saj që të niste punë, për shkak se qëndronte e vetme në shtëpi gjithë ditën.
Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Alket Arapaj, i cili pas disa debateve me gruan ka vendosur ta vrasë mëngjesin e sotëm.
Ata kanë debatuar sërisht para se të ndodht vrasja, pikërisht që 36-vjeçarja të fillonte punë.
Sipas fqinjëve Ervilma Seferi në mëngjes çonte vajzën e vogël në kopësht dhe më pas kthehej në shtëpi.
Ndërkohë sipas Policisë deri më tani gardisti Alket Arapaj ka qënë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe ende nuk ka folur për uniformat blu. Ai u arrestua në banesën e tij nga Policia dhe ka pranuar krimin.
Prind i një vajze, musliman dhe me gruan të mbuluar, kush është gardisti Alket Arapaj