Aktualitet

Gruaja e 71-vjeçarit që u vra nga RENEA, ‘shpërthen’ ndaj mediave: Do jepni llogari!







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 25/09/20 |
mapo.al

Gruaja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru,  i cili u vra dje nga RENEA , ka reaguar ashpër ndaj mediave.


Floresha Zhidru ka shpërthyer në akuza ndaj tyre, duke i cilësuar shpifëse për ngjarjen që terrorizoi Elbasanin.


“Nuk dua t’ju shoh këtu me kamerë. Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot? Të lutem, ik nga këtu! Ik, kërkoja shtetit drejtësinë, ku e gjetët sot…Do jepni llogari për ato që keni shpifur, do jepni llogari për ato që keni shtuar në media!”, tha Floresha Zhidru teksa mediat po përpiqeshin t’i merrnin dëshmi për terrorin e djeshëm.



Bashkëshortja e Lefter Zhidrus, mund të procedohet penalisht për moskallëzim krimi. Dje u raportua se Floresha kishte dijeni për armën e zjarrit që i shoqi mbante në banesë dhe për municionet luftarake që policia i zbuloi pas ekzekutimit të 71-vjeçarit.


Ajo ka dëshmuar për policinë se i shoqi e akuzonte për tradhti. Çifti, prej kohësh kishin konflikte.


Lefter Zhidru u ekzekutua mbrëmë nga RENEA, pasi qëlloi me armë zjarri me orë të tëra në drejtim të policisë. Ngjarja ndodhi në lagjen “11 Nëntori”.

 


Etiketa: , , , ,

Pas