Gruaja e Admir Muratajt ka konfirmuar se personi që është vrarë nga Policia, është bashkëshorti i saj. Albana Muratajt ka shkuar në morgun e Tiranës për të parë vitkimin dhe ajo ka konfirmuar për Policinë dhe ekspertët ligjor, se bëhet fjalë për bashkëshortin e saj.
Burime të Gazetës Mapo thanë se gruaja e Admir Murataj mes lotëve e ka njohur viktimin. Gjithashtu në morg ka shkuar edhe vëllai i Admir Muratajt.
Pasi të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore trupi i Admir Muratajt do të çohet pranë familjes, ku do zhvillohet edhe ceremonia mortore.
Familjarët e Admir Muratajt te Morgu i Tiranës
Lexo edhe:
Me 15 emra e 17 milionë euro të grabitura, kush është Admir Murataj