Kronika

Gruaja e Përparim Ademit: Pranova tradhtinë e burrit që të mos prish familjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 05/01/21 |
mapo.al

Bashkëshortja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë.





Vjollca Ademi ka hedhur poshtë akuzat për trafikimin fëmijësh nga bashkëshorti i saj, ndërsa theksoi se familja e dy viktimave duan që t’i marrin shtëpisë.


Mes të tjerash ajo tha se ka marrë kërcënime nga familja e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit. Sipas saj, nëse policia nuk e merr në mbrojtje do të largohet nga Shqipëria pasi nuk ka siguri për jetën. Ajo shtoi se, persona me maska i kanë dalë në rrugë vajzës së saj dhe e kanë kërcënuar.




Kam kërkuar mbrojtje nga shteti. I kanë ardhur fëmijës tim që në 5 e gjysmë të mëngjesit. E kanë bërë copa nga këmbët, kam bërë kallëzim në polici. Kërkoj mbrojtje nga shteti. I kam thënë; ‘dua mbrojtje’ që unë mos të rrijë më në Shqipëri. S’e kam frikë. Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, janë të gjitha rrena. Nuk ka shitur asnjë fëmijë. Më vjen turp, por ata duan shtëpitë. Unë kam pasur hyrje-dalje familjare me to, e dinte gjithë lagjja. E dija lidhjen, e kisha pranuar se s’doja të prishja familjen. Unë e di që burri bëri vrasjen, nuk e shtyva ta bënte atë gjë.


Kam ngrënë, kam pirë, kam fjetur me të. Kemi shkuar në Pogradec, kemi ngrënë, kemi pirë. Kemi shkuar në Greqi. I njoh vëllain, Bashkimin. Më solli një palë perde para një javësh dhe një palë atlete për çunin. Doni që t’i nxjerr t’i shihni (I drejtohet gazetarëve). Ngjarjen e mora vesh nga telefoni. Më mori djali i Xhanit. Se di fare, njeri më i mirë s’kishte. S’kanë pasur kurrë sherre. Ai s’ka pasur asnjë lloj gjeje. Unë kam dy goca një çun. Burri im barrën ta mbajë vetë”, – tha gruaja e Përparim Ademit.


Prononcimi i plotë

Do kërkosh mbrojtje nga policia?
Mbrojtje nga policia po e po. I kam thënë dua mbrojtje nga shteti se unë nuk dua të rri më në Shqipëri. Do zhdukem ose të vijnë të më vrasin.

A ke frikë në këtë shtëpi? Po akuzat që ka bërë për trafik fëmijësh?
Nuk janë të vërteta. Janë të gjitha rrena. Ata duan pasurinë, duan këtë shtëpi. Unë kam hyrje-dalje familjare me këta. E di gjithë lagja.

Lexo edhe :  Kufizimet / Qeveria i jep 2 orë më shumë kohë njerëzve, rinisin fluturimet me Britaninë

E dinit që burri juaj ka patur marrëdhënie me të? E keni pranuar?
Po e dija. E kam pranuar. Mos prish familjen time.

Ngjarja është shumë e rëndë, keni ju një koment?
Unë e di që burri e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me to, kam ngrënë dhe kam pirë. Edhe kam fjet. Kam qenë në Pogradec, kam ngrënë, kam pirë. Kam qenë në Greqi. Njoh vëllain e tyre, Bashkimin. Para një jave më solli perdet nga Franca. Më dha perdet, do t’i nxjerr perderet që më solli dhe një palë atlete për çunin, Kastriotin? Bashkimi tha që e dinte gruaja e vet, po ai ka qenë aty, e di se ku kam shkuar unë e çfarë kam bërë.

Si e more vesh ngjarjen?
Mora në telefon çunin e Zhanit.

Çfarë njeriu ishte bashkëshorti juaj?
Njeriu më i mirë në botë.

***

Teksa pranon se ishte në dijeni të lidhjes së bashkëshortit me dy motrat që ekzekutoi, Vjollca Ademi ka pasur edhe njohje personale me to, ndërsa në rrjet qarkullon një foto e saj me Zhaneta Metanin dhe motrën tjetër Anxhela Metani.

E shoqja e Përparim Ademit, Vjollca (në mes) me Zhaneta dhe Anxhela Metani

 

Në një foto tjetër, është Përparim Ademi me tre motrat Metani, dy prej të cilave, Zhanetën dhe Kristinën i vrau ditën e fundit të 2020-ës. Ai ka pasur lidhje me të dyja viktimat. Zhaneta i kishte kërkuar t’i jepnin fund raportit të tyre gjë që ka sjellë konflikte të vazhdueshme, deri në krimin e rëndë të 31 dhjetorit.

Përparim Ademi me tre motrat Metani, Kristina (MAJTAS), Zhaneta (POSHTE) dhe Anxhela (DJATHTAS)

 

 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor në zonën e Astirit në kryeqytet. 59-vjeçari Përparim Ademi zbrazi plot 26 plumba në drejtim të dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Për anëtarët e grupit të hetimit, ngjarja ka të bëjë me motivin e xhelozisë, pasi Zhaneta Metani, kishte vendosur ti jepte fund lidhjes me Përparim Ademin, çka ka sjellë dyshimet e këtij të fundit për një lidhje tjetër që e dashura e tij mund të kishte krijuar.

LEXO EDHE: 

Prokuroria akuzë të re Përparim Ademit, për trafikim fëmijësh

Pa skenën horror, djali i Zhaneta Metanit: Pse e hapëm derën, rrengu i autorit

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas