40-vjeçarja Melissa Lee Matos shokoi botën pasi publikoi foto të sajat me shenja të shumta të çarash në fytyrë, me sy të nxirë, thuajse pa jetë e me dhëmbët gati duke i rënë.
Në një postimnë Facebook, Matos shkroi:
S’mund ta imagjinoja jetën time pa përdorur lëndë narkotike. Doja të vdisja. Nuk më besohej që isha ende në jetë”.
Por gjithçka ndryshoi pasi arriti të kuptonte se mund të humbte dy vajzat e saj, për të cilat thotë se janë gjëja më e rëndësishme që ka në botë.
Ndër të tjera, gruaja rrëfen:
E kaloja gjithë ditën duke konsumuar drogë, heroinë dhe përbërës të tjerë. Po kthehesha në zombie. Mbyllesha për orë të tëra në banjë apo në dhomë, qëndroja larg vajzave të mia. Çarçafët e krevatit tim ishin gjithmonë me gjak dhe vrima të djegura, pasi më zinte gjumi nga Xanaxi apo heroina. Vajzat nuk më panë kurrë duke bërë drogën.
Me kalimin e viteve, dola jashtë kontrollit dhe nisa të gënjeja, të vidhja”.
Më tej gruaja tregon se vendosi të ndryshonte përfundimisht mënyrën e të jetuarit dhe të kthehej në normalitet, për vajzat, pasi shërbimet sociale rrezikonin t’ia merrnin.
Ajo nisi procedurën e gjatë të rehabilitimit dhe duket se tashmë çdo gjë po shkon mirë.