Aktualitet

Gruaja goditi me sqepar të shoqin, babain e 10 fëmijëve – Zbardhen rrethanat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 07/11/20 |
mapo.al

Zbardhen rrethanat në të cilat Drane Dreda goditi dje me sqepar në kokë bashkëshortin dhe babain e 10 fëmijëve, Llesha Deda, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.






Çifti duket se ka debatuar fillimisht në banesën e tyre në fshatin Sanxhak (Kurbin) dhe  61-vjeçari ka qenë i pari që ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes.


Në debat e sipër, Drane ka dalë jashtë shtëpisë, ka marrë një sqepar dhe e ka goditur në kokë të shoqin.





Ajo është larguar menjëherë nga shtëpia dhe është vetëdorëzuar në Polici, menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, duke treguar atë se çfarë kishte bërë.



Ndërkohë, kanë qenë fqinj e të afërm të familjes të cilët kanë dëgjuar zhurmë dhe e kanë gjetur burrin e gjakosur në shtëpi, duke e marrë dhe dërguar menjëherë në spital.



Sipas uniformave blu, 61- vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti kishte konflikte të vazhdueshme.

Drane dhe Llesh Deda jetonin të vetëm në kushte të vështira ekonomike, në një banese thuajse të shkatërruar, ndonëse prindër të dhjetë fëmijëve; 7 prej tyre janë të martuar, ndërsa 3 të tjerë qëndrojnë në Sarandë për punë sezonale në qytet.

Drane Deda po mbahet aktualisht në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në gjykatë.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas