Një nënë e re me emrin, Josy Peukert, 37 vjeç, postoi një video në Instagram duke treguar se si ajo dhe partneri i saj, Benni Cornelius, 42 vjeç, shkuan me makinë në plazh në mënyrë që ajo të mund të lindte fëmijën e saj në bregdetin e Playa Majagual, Nikaragua.
Ajo lindi fëmijën në Oqeanin Paqësor pa ndihmë mjekësore, pasi refuzoi skanimet gjatë gjithë shtatzënisë.
Videoja e valëve që përplasen në shpinën e saj ndërsa ajo përpëlitej nga dhimbja përmes kontraktimeve është parë mbi 200,000 herë.
Ajo tha: Valët kishin të njëjtin ritëm si kontraktimet, kjo rrjedhë e qetë më bëri të ndihem shumë mirë.
Nuk ka statistika të disponueshme se sa lindje të tilla ndodhin në mbarë botën çdo vit, megjithatë numri besohet të jetë i vogël, por në rritje.
Kam pasur këtë ide në kokën time, doja të lindja në oqean dhe sepse kushtet ishin të përshtatshme atë ditë, kjo ishte ajo që bëra, tha Josy duke shtuar se donte që fëmija i saj të lindte pa ndërhyrje mjekësore.