Aktualitet

Gruaja ringjallet 6 orë pasi i pushoi zemra





               Publikuar në : 21:40 - 05/12/19 |
mapo.al

Një mësuese nga Britania ka shokuar mjekët e një spitali pasi zemra e saj filloi të rrihte sërish, 6 orë pasi ajo ishte shpallur e vdekur.


Në datë 3 nëntor, Audrey Schoeman së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar për alpinizëm në vargmalet e Spanjës.



Asaj i ra të fikët në mes të dëborës dhe të ftohtit, ndërkohë bashkëshorti lajmëroi një ekip shpëtimi.


Schoeman u dërgua në spital me helikopter ku mjekët thanë se e kishte zënë hipotermia dhe temperatura e trupit të saj ishte ulur në 18 gradë Celsius.

Pas disa momentesh zemra e saj pushoi. Mjekët bën gjithçka të mundur duke i vendosur pajisje dhe elektroshok.

Pas 6 orësh zemra e saj filloi të rrihte sërish duke i shokuar dhe në të njëjtën kohë lumturuar të gjithë.

Këtë histori e publikoi zyrtarisht spitali Vall d’Hebron në Barcelonë gjatë një conference për shtyp.


Etiketa: , ,

Pas