Aktualitet

Gruaja shpëton nga një meteor që i bie në jastëk teksa flinte gjumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 11/10/21 |
mapo.al

Një grua kanadeze ka shpëtuar për mrekulli pasi një meteor ra pranë saj teksa po flinte në krevat.






Ruth Hamilton nga British Columbia u zgjua nga një përplasje e fortë natën e 4 Tetorit, e tmerruar nga një zhurmë e madhe, ndërsa më pas vërejti pluhur të ngritur në dhomën e saj të gjumit.


“U ngrita, ndeza dritën dhe s’po kuptoja asgjë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa pash një gur në jastëkun tim. Telefonova policinë dhe ata erdhën menjëherë”, tregon gruaja.







Ata telefonuan kompaninë në një kanion aty pranë nëse po bëheshin shpërthime, por nuk ishte kështu. Ata thanë se kishin parë diçka që kishte shpërthyer në qiell, ndërsa më pas u konfirmua se bëhej fjalë për një meteor.




Hamilton planifikon të ruajë shkëmbin si kujtim për nipërit e mbesat e saj. “Unë jam thjesht e mahnitur nga fakti se është një yll që doli nga qielli, ndoshta është miliarda vjeçar,” tha ajo, duke shtuar se përvoja pranë vdekjes i ka dhënë asaj një pikëpamje të re mbi jetën.



1


Etiketa:

Pas