Një grua e re, në pritje për t’u bërë nënë, ka mbetur e tmerruar pasi ka parë ekon e shtatzënisë së saj, sepse nga foto duket sikur ajo po rrit brenda saj një “fëmijë-djall”, shkruan ‘Daily mail’.
Iyanna Carrington, 17 vjeçe, nga Richmond, Virginia, ishte 24-javëshe shtatzënë kur pa eko-grafinë. Vajza e cila pret fëmijën e saj të parë, e shpërndau foton e ekos në rrjetet sociale dhe tha “E dua shumë “fëmijën-djall”.
“Nuk doja të shihja kurrë diçka të tillë. Shkova të shihja nëse ishte djalë apo vajzë, por jo këtë”, shtoi ajo.