Kryesore

‘Gruas time i ha ato që nuk thuhen’: Rama reagon ashpër në Kuvend














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 31/01/19 |
mapo.al

Seanca e së enjtes u ndez ndjeshëm pasi kryeministri Edi Rama u përgjigj për herë të parë akuzave që i bëhen të shoqes, Lindës, se ka aksione në bankën ABI.






Pas insistimit të Sali Berishës, Rama reagoi ashpër: “Ti je njeri që je marrë me gratë, vajzat, nipat, mbesat e kë s’je marrë, je njeri që nuk ke kanun e ligj. Ti gruas time i ha ato që nuk thuhen”.


Sali Berisha nga ana e tij reagoi po kaq ashpër.







“Ti je një copë fundërrinë që merr gruan e shokut, ti shkel çdo moral mor horr.




Ti je njeriu që ke akuzuar babanë tënd për përdhunues, që ke mohuar fëmijën tënd,” tha Rama.



“Ti ke fabrikuar një dokument falso se unë kam mohuar atësinë e djalit tim. Je ti që e ke bërë këtë, që ke shkaktuar dhimbje e lot,” tha Rama.

“Dokumentet t’i ka botuar Ymer Baze që të rri çdo ditë në zyrë pasi të mban peng me dosjen e djalit,” tha Berisha.

A lejohet të shkojë në SHBA? Berisha: Marr ftesa, por nuk bëj më vizita zyrtare

Rama e quan sërish Zërin e Amerikës kazan: Tani do shkoj të flas direkt me Shtëpinë e Bardhë

1


Etiketa: , , , , ,

Pas