Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka zhviluar sot nje takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Ndër të tjera Grubi e ka uruar Bashën për librin e prezantuar sot dhe ka ndarë mesazhin e tij për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Artan Grubi: Zotit Basha gjithashtu i urova edhe për librin e tij të botuar sot, duke i uruar shumë suksese, shumë shëndet, një fushatë të mbarë për gjithë Shqipërinë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë që në mënyrë të lirë, të drejtë demokratike, të shprehin vullnetin e tyre politik në zgjedhje shembullore dhe bashkërisht Shqipëria me Maqedoninë e Veriut të hapin dyert për integrim në Bashkimin Europian që në Këshillin e Bashkimit Europian në muajin qershor.