Kryesore

‘Gruevskin, mikun e Metës e paska ndihmuar Policia e Ramës të arratiset?’






               Publikuar në : 15:50 - 16/11/18 |
mapo.al

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi pasi avokat Spartak Ngjela shkroi se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është arratisur me ndihmën e Ilir Metës.


“Ç’gallatë!

Gruevskin, mikun e Metës e paska ndihmuar Policia e Ramës të arratiset.

Ndërkohë Meta kastile e vonoi dekretimin e Lleshajt, që t’i bënte presion Ramës. Ky i fundit, që është qelibar, ka qenë i detyruar të ndihmojë mikun e Metës që të kapte dekretin e Lleshit.

Lidhja llogjike?! Hiç askund!

Ky nuk është më konspiracion, por konstipacion (kapsllëk). Kapsllëk mendor nga ato që e zë pushtetin kur koka dhe bytha i trashet njësoj mbi kolltuk,” shkruan Manjani.

http://www.mapo.al/ngjela-meta-ka-gisht-ne-arratisjen-e-gruevskit-fbi-e-di-kete/


Etiketa: , , ,

Pas