Aktualitet

Grumbullim dhe manifestim i paligjshëm/ Procedohen penalisht 6 tifozë të Tiranës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:06 - 07/07/20 |
mapo.al

Një grup tifozësh të skuadrës së Tiranës, gjatë ndeshjes së futbollit midis Tiranës dhe Kukësit, pasditen e djeshme, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, duke shkelur protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ata, gjithashtu, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u shpërndarë.


Personat me inicialet M. J., F. M., E. S., O. K., G. X. dhe K. M janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.


Njoftimi i policisë:


Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, si dhe nuk u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 6 shtetas, organizatorë të tubimit.


Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Kukësi, pasditen e djeshme, në stadiumin “Selman Stermasi”, disa persona janë grumbulluar pranë stadiumit, një grup tifozësh të skuadrës Tirana, në shkelje të protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar në gjendje të lirë organizatorët, konkretisht shtetasit:

M. J., F. M., E. S., O. K., G. X. dhe K. M.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, u gjobit me 1 milionë lekë të reja pronari i një lokali në afërsi të stadiumit, pasi lejoi të futeshin dhe të qëndronin në ambientet e brendshme të lokalit, tifozët që nuk po zbatonin urdhrin e Policisë për t’u shpërndarë dhe respektuar distancimin social, urdhër i dhënë disa herë me megafon, që prej fillimit të grumbullimit të paligjshëm e deri në shpërndarjen e plotë të tyre.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas