Aktualitet

Grumbullimet fetare/ Mbi 250 komente kundër, Ministria vijon të mbajë posterin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 04/05/20 |
mapo.al

Dje paradite, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një poster në faqen e saj në FB, ku ka një mesazh që u drejtohet qytetarëve; “Shmangni vendet e populluara të tilla si grumbullimet fetare”.


Ky etiketim, grumbullime fetare ka ngjallur revoltë tek qytetarët. Mbi 250 komente janë bërë poshtë këtij postimi, që e dënojnë këtë cilësim, si mungesë vlerësimi dhe respekti për komunitetet fetare, dhe ku i kërkojnë Ministrisë që ta heqë këtë poster.


Komentet nuk marrin asnjë reagim. Si rrallë në ndonjë postim tjetër të kësaj ministrie, ka një reagim të këtyre përmasave. Komentuesit, shprehen se komunitetet fetare, treguan shembullin më të mirë të mundshëm, duke anuluar vetë ritet dhe aktivitetet.


Edhe pas kësaj, sërish Ministria vijon ta mbajë mesazhin e papranueshëm. Për këtë, ka patur sot një qendrim Ipeshkvi i Mirditës, me një shkrim të publikuar në Gazetën Mapo, dhe në disa media. Po ashtu, ish-kryeministri Berisha, e ka dënuar këtë cilësim, dhe ka kërkuar fshirjen e tij.


Por Manastirliu insiston ta mbajë mesazhin në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Zakonisht, postimet e kësaj ministrie, kanë nga një, dy, ose disa komente. Eshtë hera e parë që ka një reaksion kaq masiv, e megjithatë, kërkesat e njerëzve po injorohen, prej më shumë se 24 orësh.

/ Mapo.al

LEXO EDHE: 

‘Grumbullimet fetare’ apo lapsus-i i pavend i Ministrisë së Shëndetësisë

Berisha: “Grumbullime fetare”, qendrim ateisto-hoxhist

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas