Kronika

‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Trafik droge’ dosja ‘Avdylaj’ kalon për gjykim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:06 - 08/05/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në seancën paraprake për dosjen 339 e kalon për gjykim çështjen.


Vendimi është marrë nga gjykatësja Irena Gjoka, e cila një muaj më parë ia ktheu dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.


Të pandehur përfundojnë grupi i Avdylajve të Shijakut, në total 22 persona.  Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.


Në prill, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ktheu për plotësim hetimesh një pjesë të dosjes “339”.


Gjykata i dha SPAK-ut 2 javë kohë për të saktësuar faktet për secilin prej të pandehurve.  Mes të pandehurve janë edhe Avdylajt e Shijakut të akuzuarit edhe për laboratorin e drogës në Has.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimi, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.

Gjatë hetimit pasuror janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.  Dosja 339 u hap në vitin 2016 pas përgjimeve ndaj një rrjeti që trafikonte drogë ndërskohë që hetimi zbardhi edhe episode të manipulimit të zgjedhjeve ku përfshihej edhe ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, dosja e të cilit është ende nën hetim.

Të pandehur:

Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani),
Altin Avdyli,
Jasin Kala (alias Avdyli),
Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka,
Esat Mehmeti,
Petrit Sulejmani,
Saimir Sulejmani,
Hajri Seferi,
Orges Jahelezi,
Shkëlqim Avdyli,
Denis Llaftiu,
Saimir Gjepali,
Mario (alias Edinjo) Zeqiri,
Elton Shehaj,
Fatos Llaftiu,
Ardit Gjyriqi,
Admir Hoxha,
Hekuran Hoxha,
Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini),
Xhemal Shala,
Xhevit Shuti,
Flamur Çelaj,
Vehbi Berushi,
Mustaf Shuti,
Anila Shuti


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas