Aktualitet

Grup kriminal, drogë dhe vrasje, OFL shënjestron katër të dënuar në Lezhë dhe Mat







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 28/09/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) shënjestron katër persona të dënuar më parë për grup të strukturuar kriminal, kultivim të narkotikëve, vrasje me paramendim dhe të mbetur në tentativë.


Bëhet fjalë për Bajram Hidri dhe Hil Ndreca,  të dy banorë në Kurbin; Albert Malçi, banor në Mat; Altin Nogaj, banor në Lezhë.


Katër të përmendurve u kërkohet brenda 48 orëve vetëdeklarimi për burimet e pasurisë. Përgjigjet e marra me shkrim, do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



Njoftimi i OFL-së:


OFL, 28 shtator


Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. H., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; H. N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; A. M., banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; A. N., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas