Kampionët e Botës rikthehen të rimarrin kreun e grupit H pas një “pokeri” golash kundër Andorrës. Mbappe shënoi një gol të cilin e nisi me një aksion personal dhe me një finalizim klasi. Për yllin e PSG, ky gol do të kujtohet gjatë pasi ishte i 100 në karrierë, e të mendosh që është akoma 20 vjeç. Një rekord personal nga Mbappe duke lënë shumë pas dy lojtarët më të mirë në botë, Messi e Ronaldo që këtë shifër e kapën në moshën 22-vjeçare.
Pas 4 ndeshjeve, Franca, Islanda dhe Turqia e shohin vetën me pikë të barabarta, 9-të, ku diferencën e vetme e bën golavarazhi. Në vendin e 4-ët më 6-të pikë renditet Shqipëria e ndjekur nga Moldavia dhe Andorra.