Kronika

Grupi i fajdeve në Shkodër, zbardhen emrat e 12 të arrestuarve






               Publikuar në : 16:35 - 14/03/19 |
mapo.al

Janë 12 persona të arrestuar e 4 të shpallur në kërkim nga policia në lidhje me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Sipas policisë, personat e arrestuar akuzohen se jepnin para me fajde dhe nëse personat nuk paguanin, ata u merrnin prona apo makina.


Të arrestuarit janë personat e mëposhtëm:

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra

Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra

Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;

Ilir Sokoli

Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Njoftimi i Prokurorisë:

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder. Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkodër rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave është për interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal. Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A.D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V. Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomes se Noterise Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L. Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykatës.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar nje numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.

LEXO EDHE: 

Noter dhe ish-kancelar gjykate, kush janë të arrestuarit në Shkodër


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas