Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD është marrë vendimi për paraqitjen e një kërkese për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjitik.
Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.
Vendimi i grupit të PD-së
Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendos që do të paraqesë një kërkesë për ngritjen e një komisioni te posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjitik. Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.