Kryeministri Edi Rama ka porositur deputetët e mazhorancës që të mos provokohen nga opozita.
Mësohet se pak para nisjes së seancës plenare, kreu i Qeverisë ka deklaruar para grupit parlamentar që të mos provokohen nga opozita dhe të mos merren me Sali Berishën, i cili është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.
Në mbledhjen e sotme të seancës plenare do të emërohen anëtarët e Komisioneve Parlamentare.
PS dhe PD kanë propozuar emrat për Komisionet Parlamentare, që pritet të marrin “OK”-in në Kuvend.
Më herët kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar të PD, ku u vendos që opozita të ketë tre grupe parlamentare.