Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionet e Holtës në Gramsh. Policia sqaron se janë nisur drejt vendit të ngjarjes por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Po kështu në ndihmë të turistëve janë nisur forcat zjarrfikës si dhe ambulanca. Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës dhe përrenjve që derdhen në kanionin e Holtës.
Kujtojmë se ditët e fundit kemi patur një mot të përkeqësuar në vend ku në disa qytete janë shënuar edhe incidente e dëme materiale.