ShowBizz

Grupi legjendar AC/DC rikthehet në treg me një album të ri




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 01/10/20 |
mapo.al

Pas shumë vitesh, AC/DC do të rikthehet në tregun muzikor me një album të ri. Lajmi u komunikua nga vetë grupi i njohur australian, që konsiderohet ndryshe si një nga më të fuqishmit në historinë e “heavy rock”.


“A jeni gati?”-lexohet në postimin e bandës së rokut, krahas fotos së vokalistit Brian Johnson, bateristit Phil Rudd, basistit Cliff Williams, dhe kitaristëve Angus Young e Stevie Young.


Një bashkim i tillë dukej i pamundur, pas vdekjes së kitaristit dhe themeluesit të grupit Malcom Young në vitin 2017, dhe braktisjes së turit nga Brian Johnson. Për më tepër, bateristi Phil Rudd është dënuar disa herë për zotërim lëndësh narkotike.



“AC/DC”  u formua në vitin 1973, dhe kontriboi ndër vite në muzikë me hite si “Back In Black”, “Highway to Hell” apo “You Shook Me All Night Long”, duke shitur më shumë se 200 milionë disqe në të gjithë botën.




Etiketa: , ,

Pas