Mapo siguron videon ku shihet autori i sulmit në xhaminë “Dine Hoxha”, Tiranë, teksa qëllohet me grushta e shkelma nga kalimtarë.
Siç shihet në pamje, një grup personash kanë ndërhyrë menjëherë pas plagosjes së 5 personave brenda xhamisë në “Rrugën e Kavajës” nga Nikolli.
Këtë të fundit e kanë shtrirë në tokë, duke e goditur dhe neutralizuar.
Policia paraqitet në vendngjarje vetëm pak minuta më vonë, ku dhe bëjnë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit.
Të lënduarit që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, janë të rinj, përkatësisht të moshave 22-35 vjeç.
Sipas burimeve për Mapo, bëhet fjalë për:
Donald Koçi – 35 vjeç
Saba Peposhi – 22 vjeç
Mariglen Konja – 24 vjeç
Kleon Jaupaj – 26 vjeç
Anri Tola – 23 vjeç
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por Rudolf Nikolli rezulton se ndodhej në kërkim nga Policia prej datës 11 mars. Një muaj më parë, Nikolli plagosi me thikë shtetasin Robert Kurti, në një terminal autobusësh në Tiranë.
I riu nuk njihet me precedent të mëparshëm penal, por dyshohet se kemi të bëjmë me një person me probleme mendore.
LEXO EDHE:
Sulm me thikë te xhamia e Rrugës së Kavajës, plagosen 5 besimtarë-kapet autori