Ditën e djeshme u përfol në Angli se Pep Guardiola ka rinovuar kontratën me Manchester City, pasi fitoi 4 trofe brenda ishullit. Mirëpo, pak orë më parë, një tjetër lajm i bujshëm nga vjen nga Italia. Largimi i Massimiliano Allegrit i detyron drejtuesit e Juventusit të nxitojnë për afrimin e një trajneri të ri në Torino. Një postim i bërë ditën e sotme ka bërë tifozët e bardhezinjve të ëndërrojnë.
Gazetari Adriano del Monte, ka postuar sot në rrjetin social “Twitter”, lajmin se Guardiola do të jetë trajneri i Juventusit. Ky lajm është marrë nga “Radio Sportiva” në Itali.
“Punë e kryer! Pep Guardiola është trajneri i ri i Juventusit për 4 vitet e ardhshme.”
Për momentin nuk është dhënë asnjë deklaratë qoftë nga trajneri, qoftë nga klubi.