Aktualitet

De Bruyne frymëzon përmbysjen e madhe të City-t ndaj Realit në “Bernabeu”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:02 - 26/02/20 |
mapo.al

Manchester City ka mposhtur 2-1 Real Madridin në Santiago Bernabeu duke u pozicionuar në një pozicion tepër të favorshëm për ndeshjen e kthimit në Etihad.Ishte një ndeshje e dominuar nga miqtë falë presionut mbytës që në sulm teksa Reali ka shfaqur shumë rrallë kualitetin e tij gjatë 90 minutave.


Pas një pjese të parë pa shumë emocione, City e nisi shumë mirë të dytën, por është ndëshkuar në momentin më të mirë pas një gabimi të Otamendit në prapavijë. Reali e kishte të lehtë të shënonte pas kombinimit të Vinicius Jr me Isco, teksa ky i fundit ka finalizuar me klas.
Reali arrin të menaxhojë mirë ndeshjen deri te goli i Jesus. Vendasit protestuan pasi pretenduan për një shtyrje të brazilianit ndaj Sergio Ramos, por arbitri Orsato nuk ka menduar kështu. City merr zemër dhe pak më vonë De Bruyne shënon me penallti pas faullit të shkaktuar në zonë ndaj Sterling. Në fund të takimit Sergio Ramos ka marrë karton të kuq pa faullit ndaj Jesus i cili ishte lojtari i fundit.





Etiketa: ,

Pas