Vendimi për të larguar Joe Hart nga “Etihad Stadium” ka qënë më i vështirë në karrierën time. Kështu është shprehur trajneri spanjoll i “qytetarëve” Pep Guardiola, që pas ndeshjes me West Ham ka deklaruar:
“Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë si trajner, sepse ai ishte një profesionist i pabesueshëm, dhe askush nuk ka dyshime për cilësitë e tij”,-ka deklaruar Guardiola në përgjigjen për largimin e Hart nga City.
Sapo firmosi me Manchester City-n, portieri ishte i sakrifikuari i parë i trajneri spanjoll, ku transferoi Claudio Bravon nga Barcelona për të larguar Joe Hart, që u transferua në Serie A te Torino e për t’u rikthyer në Premierligë te West Ham.