Guljelm Deda nderohet 20 vjet pas vdekjes

mielaThanas Medi dhe Guljelm Deda janë fituesit e çmimeve letrare për vitin 2013, që Ministria e Kulturës ndau ditën e djeshme. I pari u vlerësua si autori i librit më të mirë me romanin “fjala e fundit e Sokrat Bubës”, duke u quajtur edhe zbulim i letrave shqipe. Përkthyesi i shquar Guljelm Dedja e mori këtë çmim 20 vjet pas vdekjes, për sjelljen në shqip të kryeveprës epike “Orlando i çmendun”, një vepër të cilën e përktheu në kampet e internimit

 



Vitet e trishta të internimit do t’i rëndonim më pak, ndërsa ditët do ia zinte përkthimi i “Orlando Furioso”, kryevepra epike e Ludoviko Ariostos, e cila u bë bashkudhëtare e intelektualit dhe burrit të letrave, Guljelm Deda, për 17 vite nëpër fshatrat e thella të Shqipërisë, ku vuante dënimin e regjimit komunist bashkë me intelektualë të tjerë. Pas punës së rëndë, fletoret dhe lapsat do të ishin mjeti i arratisjes dhe arritje e lirisë, duke sjellë në gjuhën shqipe një libër të rëndësishëm të letërsisë botërore…

Fati e desh të mos e shihte dot të shtypur e botuar as pas viteve ’90, kur diktatura ia la vendin regjimit pluralist. Përkthyesi i shquar do të ndahej nga jeta në vitin 1994 dhe vetëm 20 vjet pas vdekjes së tij, amaneti shkoi në vend. “Orlando i çmendun” e pa dritën e botimit vitin e kaluar, ndërsa ditën e djeshme është vlerësuar me çmimin “Përkthimi më i mirë letrar i vitit 2013”, çmim ky i akorduar nga Ministria e Kulturës, si një përkthim i papërsëritshëm që ruan bukurinë e fjalës, ritmin, harmoninë dhe elegancën e vargut në një regjistër të epërm të gegërishtes.

Çmimi “Libri më i mirë” i është akorduar autorit Thanas Medi, me romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, për arritjen e një niveli të lartë në ndërthurjen kompozicionale në veprën e tij dhe krijimin e personazheve që e mbajnë subjektin e tendosur deri në fund drejt një epilogu befasues.

Zbulim të vyer të letrave shqipe e ka cilësuar juria autorin, i cili është pak i njohur për lexuesin dhe romanin e dytë në karrierën e tij letrare, por që sjell një rrëfenjë dhe një panoramë të komuniteti vlleh në Shqipëri. “Jam përpjekur që me veprën time të sjell diçka të veçantë, që lexuesit ta njohin dhe ta pëlqejnë atë, dhe jam shumë i gëzuar që nderohem me një çmim të tillë. Gjithashtu shpreh falënderimet për jurinë, ministrinë dhe lexuesit që më kanë vlerësuar”, – u shpreh Thanas Medi gjatë marrjes së çmimit. Të pranishëm në ceremoni ishin ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si edhe shkrimtarë, botues dhe përfaqësues të shtëpive botuese.

“Gara e çmimeve është e rëndësishme kur ajo është e vërtetë. Sepse letërsia ka nevojë të nxitet, sepse krijimtaria ka nevojë të mbështetet, se krijuesit duhen falënderuar dhe nderuar nga ne,

sepse lexuesi kërkon edhe të orientohet në leximet e tij, të edukohet në mënyrë të besueshme, profesionale, cilësore e pa zallamahi, pa bujë, pa thashetheme, çka një juri e vërtetë, e paanshme, e qetë dhe e besueshme e bën me pasion”, – është shprehur Kumbaro.

Juria e përbërë nga Brikena Çabej, Saverina Pasho, Rita Petro, Ridvan Dibra dhe Ben Andoni ka marrë në shqyrtim rreth 450 vepra ne prozë dhe poezi si dhe vepra të përkthyera.

Mes të nominuarve për dy çmimet letrare të vitit në përkthim dhe krijimtari vendase ishin emra si Arben Dedja, fitues i çmimit “Autori i vitit” gjatë Panairit në nëntor 2014, Alket Çani, Iljaz Spahiu, Sokol Dedja, Alban Shala, Azem Qazimi, Flutura Açka e Shkëlqim Çela.

“Lumturi letrare është çmimi i fituar nga Thanas Medi. Pranoj që nuk kam arritur ta lexoj. Nuk e njoh autorin. Di që është në librin e dytë të tij, dhe siç sugjeron bindshëm juria, është një zbulim i vyer i letrave shqipe të vitit 2013. U përpoqa ta shfletoj në 24 orët e fundit, duke ndjerë në ajër tharmin e një letërsie të veçantë, të munguar dhe të mbushur me ethe njerëzore e me drama kolektive, me larmi jetësh kulturore e historike. Fate njerëzore dhe diversitet kulturor, nga ato që i mbartim me vete si breshka zhguallin e vet, si vllehët kasollet e tyre! Ky roman i shkruar mbi faqen e bardhë të harresës, është një histori me aromë vllehe, lëng toke dhe damarë burri e gruaje plot pasion”, – është shprehur Kumbaro ndërsa i ka akorduar çmimin autorit.

Çmimin “Përkthimi më i mirë” e ka tërhequr Shtëpia botuese “8 Nëntori”, e cila e ka botuar veprën “Orlando i çmendun”. “Përkthyes i një shkolle të veçantë përkthimi! Ajo e kampeve të internimit dhe e burgut të lirisë! Prej ku dolën Pashk Gjeçi, Henrik Lacaj, Mark Dema e të tjerë…Veç përkthimi ishte shpëtimi i shpirtit e i zemrës, si një mundësi arratie në të tjera vise e qytetërime. Por edhe si një mënyrë komunikimi të tërthortë me atë kohë të çmendur së cilës nuk i foli dot me zë të lartë sepse ia mbyllën gojën me pranga. 17 vjet nga jeta e vet i dha përkthimit poetik të Orlandit të çmendun, brenda ferrit të realitetit më të çmendur shqiptar, në fshatin myzeqar Ndërnenas – toponim po aq haluçinant sa ndëshkimi i dijes në diktaturë. Sot, pas vdekjes që e mori bash 20 vjet më parë, e kur veç pak vite liri i panë sytë, besoj se profesor Guljelmi na sheh që atje lart, tek i përulemi me mirënjohje për veprën e jetës, nga ato që s’bëhen më, se kërkojnë çmendurinë e pasionit që rrallë e hasim, e falënderojmë për gegnishten e mrekullueshme që e radhit këtë tekst njësoj si përkthimet perla të Pashk Gjeçit në fondin e artë të leximeve shqipe, e nderojmë sot duke i kërkuar ndjesë që shoqëria shqiptare, bota e letrave dhe njerëzit e fjalës nuk ditën, nuk mundën, nuk arritën t’ia shprehin se sa çmendurisht e bukur është vepra që na ka lënë”, – vijoi ministrja.

Mekanizmi i çmimeve letrare shihet si një nxitës dhe vlerësues i arritjeve më të rëndësishme letrare dhe përkthimore në vend.

Ministrja Kumbaro theksoi se Ministria që ajo drejton i ka dhënë rendësi këtij evenimenti, sepse letërsia ka nevojë të nxitet, krijimtaria ka nevojë të mbështetet dhe krijuesit duhen falënderuar dhe nderuar. Gjatë punës së saj nisur në qershor të këtij viti, juria ka vënë re problematikë në prurje të gjinive të ndryshme. Ajo çka u theksua edhe gjatë kësaj ceremonie ishte nxitja e letërsisë në tregun e vogël të librit dhe u tha që duhen intensifikuar shkëmbimet letrare me vendet europiane, në dobi të cilësisë artistike dhe bashkëkohësisë së të menduarit artistik.

 

 

“Lumturi letrare është çmimi i fituar nga Thanas Medi. Pranoj që nuk kam arritur ta lexoj. Nuk e njoh autorin. Di që është në librin e dytë të tij, dhe siç sugjeron bindshëm juria, është një zbulim i vyer i letrave shqipe të vitit 2013

 

Sot, pas vdekjes që e mori bash 20 vjet më parë, e kur veç pak vite liri i panë sytë, besoj se profesor Guljelmi na sheh që atje lart, tek i përulemi me mirënjohje për veprën e jetës, nga ato që s’bëhen më, se kërkojnë çmendurinë e pasionit që rrallë e hasim, e falënderojmë për gegnishten e mrekullueshme

 

 

 

 

 

ÇMIMET

Dy janë çmimet e shpallura nga Ministria e Kulturës për vitin 2013:

  1. Çmimi “Vepra më e mirë letrare për vitin 2013”, në vlerën 500 000 lekë
  2. Çmimi “Vepra më e mirë e përkthyer për vitin 2013”, në vlerën 300 000 lekë

 

Nominimet

Përkthimi më i mirë

Arben Dedja- William Blake “Këngët e pafajësisë dhe të përvojës”, poezi të zgjedhura

Alket Çani – Saint John Perse, “Poezi të zgjedhura”

Iljaz Spahiu – Mo Yan “Bretkosa”, roman

Guljelm Deda – Ludovico Ariosto, “Orlando i çmendun”, poemë (në dy vëllime)

Sokol Zekaj – Yves Bonnefoy, “Poezi të zgjedhura”

 

Letërsi shqipe

Albana Shala – “Ngarkesa e fëmijës”- tregime

Azem Qazimi  “Për dhuntinë e mahnitjes” – poezi

Flutura Açka – “Kukullat nuk kanë atdhe”- roman

Shkëlqim Çela – “Ishulli Ruzvelt” – dy novela

Thanas Medi- “Fjala e fundit e Sokrat Bubës” – roman


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252