Aktualitet

Gurë dhe hunj, banorët përplasen me Policinë te Bregu Lumit (Video)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:15 - 08/04/19 |
mapo.al

Prishja e banesave në kuadër të projektit të Bulevardit të Ri, është shoqëruar me përplasje të shumta mes banorëve të shtëpive që preken dhe punonjësve të IKMT-së.


Mëngjesin e sotëm ka një situatë të tensionuar pranë zonës së Bregut të Lumit, ku planifikohet që të prishen 38 godina. Banorët janë duke bërë rezistencë dhe duket se kushtet e motit, e bëjnë edhe më të vështirë situatën, për shkak se qytetarët janë gjetur të pa paralajmëruar.


Banorët po tentojnë që të hyjnë në banesa, në mënyrë që të mbrojnë godinat, ndërsa në zonë ka një numër shumë të madh punonjësish të policisë. Një banore e zonës i ka rënë të fikët pasi nuk pranon vendimin e prishjes së banesës së saj. Në momentin që gruaja humbi ndjenjat,  vajza e saj adoleshente filloi të qajë dhe bërtiste: “Oj nanë, ik se dua të shoh mamin, më lini”.


Ndiqni live protestën:


Në këtë projekt pritet të prishen 38 banesa. Një pjesë e grave kanë marrë në duar gurë dhe hunj, ndërsa thonë se nga banesat e tyre do të dalin vetëm si kufoma.

Një prej qytetarëve u shpreh se banesa e tij ishte vlerësuar nga ana e Bashkisë me një vlerë prej 75 milionë lekë të vjetra, mirëpo nuk i është dhënë asnjë dëmshpërblim, pasi sipas tij paratë e Buxhetit për këtë aks janë vjedhur. Në mbështetje banorëve është edhe ish-deputetët e PD-së  Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku. “Ju policia ikni, hajd t’u vijmë ne në shtëpitë tuaj, çfarë do të bëni ju? Ju duhet të na kuptoni. 7 shtëpitë e para ka afërisht një muaj që janë lajmëruar, ne nuk jemi lajmëruar. Ne kërkojmë dëmshpërblim për banesat tona”, u shpreh një tjetër banor.

Për shkak të kundërshtimit të banorëve është pezulluar shembja e shtëpive. Largimi i fadromës dhe i uniformave blu ka qetësuar situatën në zonën e Bregut të Lumit, e ndërsa mësohet se në mbështetje të tyre kanë mbërritur edhe protestues nga zona e Astirit.

 

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas