Gurët në tëmth dhe yndyrat e larta, rrezik për pankreatit akut

Gastrohepatologe Edlira Elezaj shpjegon për “Mapo” se ndër shkaqet kryesore në përkeqësimin e shëndetit të pankreasit, kësaj gjëndre që prodhon hormone dhe enzima që janë të nevojshme për balancimin e sheqerit në gjak dhe për procesin e tretjes së ushqimeve janë që nga gurët në tëmth, yndyrat e larta, konsumimi i alkoolit, e deri te më seriozet

Një dhimbje shumë e fortë e lokalizuar në zonën epigastrike ose të stomakut e cila përhapet në formë brezi dhe irradohet në shpinë. Zakonisht ndodh pas abuzimit me alkool ose pas ngrënieve të bollshme të pasura me yndyra. Në shumë raste pacienti mund të ketë të vjella ose temperaturë. Të gjitha këto shenja flasin për pankreatit akut, një inflamacion, ënjtje e pankreasit. Sikurse e shpjegon doktoreshë Edlira Elezaj, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.2 në Tiranë në një intervistë për “Mapo” është një situatë tepër serioze, që mund të çojë deri në vdekje, ndaj ka rëndësi diagnostikimi në kohë dhe mjekimi korrekt. Doktoreshë Elezaj shpjegon se ndër shkaqet kryesore në përkeqësimin e shëndetit të pankreasit, kësaj gjëndre që prodhon hormone dhe enzima që janë të nevojshme për balancimin e sheqerit në gjak dhe për procesin e tretjes së ushqimeve, në 80-90% të rasteve janë gurët në tëmth, yndyrat e larta, konsumimi i alkoolit, e deri te më seriozet, tumor. Për këtë arsye përballë problemeve shëndetësore, nuk duhen neglizhuar konsultat mjekësore me mjekun gastrohepatologe, e cila në çdo rast nisur nga shqetësimet tuaja, kryen ekzaminimin përkatës për vendosjen e diagnozës.



Çfarë është pankreasi?

Pankreasi është një organ që lokalizohet në pjesën e majtë të kavitete abdominal (hipokondër sinistër) nën stomak. Së pari, pankreasi është një gjëndër që prodhon hormone dhe enzima që janë të nevojshme për balancimin e sheqerit në gjak dhe për procesin e tretjes së ushqimeve. Është një gjëndër e traktit tretës e cila ka një funksion të dyfishtë, ekzokrin (duke prodhuar lëngun pankreatik që merr pjesë në tretje) dhe endokrin (duke sekretuar dy hormone antagoniste, insulinën, që është një hormon hipoglicemiant, dhe glukagonin që është një hormon hiperglicemiant.

Po pankreatiti akut, si mund të zbulohet?

Sëmundjet më të shpeshta që prekin atë janë pankreatitet dhe kanceri i pankreasit. Pankreatiti është një inflamacion i gjëndrës së pankreasit. Ai mund të jetë akut ose kronik në rastet kur përsëritet. Pankreatiti akut është një dramë abdominale çka nënkupton që është një situatë tepër serioze, që mund të çojë deri në vdekje, ndaj ka rëndësi diagnostikimi në kohë dhe mjekimi korrekt.

Çfarë ndikon në përkeqësimin e shëndetit të pankreasit?

Shkaqet më të shpeshta të tij janë prezenca e gurëve ose e llumit në tëmth, përdorimi dhe abuzimi me alkool dhe hiperlipidemia çka nënkupton yndyrat e larta në gjak. Në pankreatitin akut pacienti ndien një dhimbje shumë të fortë të lokalizuar në zonën epigastrike ose të stomakut e cila përhapet në formë brezi dhe irradohet në shpinë. Zakonisht ndodh pas abuzimit me alkool ose pas ngrënieve të bollshme të pasura me yndyra. Gjithashtu mund të kenë të vjella ose temperaturë.

Kur duhet kërkuar ndihmë pranë mjekut dhe si vendoset diagnoza?

Diagnoza e pankreatiteve vihet duke u nisur së pari nga shenjat klinike që prezantohen, në ekzaminimin objektiv të të sëmurit, analizat laboratorike ku shikohet një rritje e enzimave pankreatike në gjak, yndyrat e larta, leukocitet e larta në gjak etj. Gjithashtu për diagnozë ndihmon ekografia ku shikohet ndryshim i strukturës së pankreasit ,prezenca e gurëve dhe llumit në tëmth e në rastet e rënda dhe prezence e likidit abdominal. Gjithashtu për diagnozën ndihmon skaneri e rezonanca magnetike.

Cilat janë trajtimet e duhura dhe a janë të kushtueshme?

Për sa i përket trajtimit ai është spitalor. Së pari, ndërpritet ushqyerja nga goja në mënyrë që të lihet e qetë gjëndra e pankreasit dhe vendoset ushqyerja parenterale. Jepen enzima pankreatike nga goja dhe antibiotikë. Në rastet e ndërlikuara trajtimi mund të jetë kirurgjikal. Për ta parandaluar rekomandohet ushqyerje me kufizim të yndyrave kryesisht shtazore, mos abuzim me alkool, mjekim i hiperlipidemisë, kryesisht triglicerideve. Gjithashtu për personat me gurë në tëmth rekomandohet heqja e tëmthit, pasi është parë që kolecistektomia e ul riskun që pankreatiti të përsëritet.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252