Aktualitet

Guri i Xhuxhës/ Çfarë kërkon dom Gjergj Meta nga Ministria e Kulturës






               Publikuar në : 12:14 - 21/08/19 |
mapo.al

Dom Gjergj Meta


Një propozim për Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Rrëshenit

Po kursej hyrjen mbi gjetjen e Gurit të Gjugjës dhe po kaloj menjëherë në këtë propozim që ua dorëzoj, atyre që në këto ditë do të takojnë Ministren e Kulturës për çështjen e “Gurit”, dhe Bashkisë së Rrëshenit.

Ky propozim është i ndarë me tre etapa.

– Etapa e parë

Meqë Guri tashmë gjendet në Tiranë, kjo gjë dhe kjo kohë të shfrytëzohet nga studiuesit që ta shqyrtojnë e të japin përfundimet e tyre brenda një afati të caktuar. Paralelisht, Instituti i Arkeologjisë apo DRKK Shkodër të dërgojë një grup specialishtësh për të parë vendin në Gjugjë e për të thënë nëse ky gur tregon diçka më shumë apo është i izoluar.

– Etapa e dytë

Pasi të ketë mbaruar shqyrtimi i ekspertëve dhe të kenë dalë përfundimet e tyre, guri të kthehet menjëherë në Mirditë. Dhe përkohësisht të vendoset, i shoqëruar me një shpjegim shterrues, në kryqendrën administrative të Mirditës në Rrëshen, në njërin nga këto tri vende të mundshme:

1. Sheshi Abat Doçi, që i restauruar dhe me ndërtimin e Bashkisë së re, do të ishte një pikë tërheqjeje turistike dhe kulturore;

2. Muzeu etnografik i Mirditës;

3. Sagrati i Katedrales së Rrëshenit (nëse më bëhet një kërkesë e tillë jap gatishmërinë time ta pranoj).

Theksoj: një vendosje e përkohshme.

– Etapa e tretë

Bashkia Rrëshen, në bashkëpunim me Muzeun Etnografik, Infokullën dhe banorët e Gjugjës, të shënjojnë një shteg deri te vendndodhja zanafillore e Gurit duke krijuar aty një platformë sheshpushimi dhe mundësie të vendosjes së Gurit.

Kështu ai gur mund të pushojë në vendin e vet, sepse ai duhet të pushojë aty!

Besoj se nuk kam thënë gjëra të pamundura!

 


Etiketa: ,

Pas