Aktualitet

Guvernatori i Nju Jorkut: Edhe vëllai im doli pozitiv me koronavirus, jam i tmerruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:30 - 02/04/20 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë shënuar më shumë se 5 mijë viktima. Epiqendra më e madhe e shpërthimit është shteti i Nju Jorkut, i cili ka raportuar mbi 1300 viktima si pasojë e Covid-19, duke kaluar edhe numrin e vdekjeve që erdhën si pasojë e sulmeve terroriste të Kullave Binjake më 11 shtator të 2001.


Edhe guvernatori Andrew Cuomo është i frikësuar, ai iu përgjigj gjatë një konference shtypi gazetarëve që e pyetën për gjendjen e të vëllait të tij, Chris që doli pozitiv me koronavirus.


“Kur ai më tha se ishte infektuar me koronavirus, unë u frikësova shumë. Jam i tmerruar. Po flasim për vëllain tim të vogël, pasi ai është edhe shoku im më i mirë dhe flas me të disa herë në ditë. E kam kaluar pothuajse tërë jetën me të. Jam i shqetësuar, pasi nuk mund të bëj asgjë për të”, tha ai.


Sipas tij, as mjekët nuk mund t’i thonë asgjë dhe kjo është një situatë e ngjashme për të gjithë.


“Prandaj unë kam frikë për vëllanë tim, ashtu si të gjithë të tjerët që shqetësohen për anëtarët e tyre të familjes”, tha guvernatori.

Chris Cuomo aktualisht është vetizoluar në shtëpinë e tij në Nju Jork. Andrew Cuomo është me origjinë italiane, gjyshërit e tij nga babai ishin nga Salerno, ndërsa gjyshërit nga nëna ishin nga Siçilia.


Etiketa: ,

Pas