Kohët e fundit, kryeministri Edi Rama është kthyer në një vizitor të rregullt në selinë e Presidencës.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u rikthye sërish në këtë institucion për një takim informal me kreun e shtetit, Bujar Nishani.
Detajet rreth këtij takimi, i cili zgjati rreth 30 minuta, nuk bëhen të ditura, por mësohet se ka qenë pikërisht emri i Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë në qendër të diskutimit.
Zgjedhja e kreut të këtij institucioni ka sjellë disa takime mes Kryeministrit dhe Presidentit, por tashmë pas dekretit të propozuar nga Nishani për Kuvendin, duket se bisedimet janë më konkrete.