Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, ku nuk ka ngurruar që të takojë edhe shqiptarë që jetojnë e punojnë atje. Ky ishte edhe rasti i Myrto Ozunit, lojtarit të Kombëtares shqiptare të Futbollit, i cili aktivizohet me Ferencváros.
Rama ka ndarë një foto me të në Instagram, ku futbollisti i dorëzon fanellën me emrin e kreut të shtetit, ndërsa më poshtë shënohet numri 77.
“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan kryeministri.
Rama si një tifoz i skuadrës së Juventusit nuk i mban inat, edhe pse Myrto shënoi ndaj “Zonjës së Vjetër” në Champions League.
Myrto Uzuni është një futbollist profesionist shqiptar që luan pranë skuadrës hungareze Ferencváros dhe Kombëtares së Shqipërisë.