Zani Çaushi kërkon liri me kusht në Gjykatën e Korçës.
Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në burgun e Drenovës.
Më 17 korrik ora 11:00 zhvillohet seanca në Gjykatën e Korçës ku pritet që i forti i lagjes “Çole” të paraqesë prova të tjera për çështjen.
“Do të punësohem nëse më lirojnë“, mësohet të jetë shprehuri i dënuari përjetë.
Zani Çaushi: Jam rehabilituar dhe kam fëmijë të mitur.
Zani Çaushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij si dhe një sërë grabitjesh e vjedhjesh. Më pas ai u arrestua dhe prej dënimit të atëhershëm ka qenë në burg.