Këngëtarja kolumbiane Shakira ka treguar se ushqimet e saj më të preferuara dhe çuditërisht ato nuk bëjnë pjesë e listës së atyre dietikeve. Ushqimet që ajo shijon më shumë janë çokollatat dhe makaronat. Por si i djeg kaloritë e përftuara prej tyre?
Në publikimin e saj më të fundit në “Instagram”, Shakira ka treguar se për të ruajtur linjat trupore ushtrohet mjaft intensivisht në palestër. Por kujtojmë se Shakira njihet edhe për kërcimet e saj energjike, të cilat kontribojnë më së miri në luftën me kaloritë.
Duhet thënë se format e saj trupore, të një nëne që ka lindur dy fëmijë, janë për t’u patur zili.